Rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjithashtu dhe drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ku po kryhen dhe veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.