Një alpinist, i cili u zhduk në malet e Kalifornisë, u gjet i gjallë pas 10 ditësh, pavarësisht se nuk i tha askujt se ku po shkonte. Sipas mediave të huaja, Lukas McClish, 34 vjeç, ishte nisur për një shëtitje në parkun Big Basin Redwoods në Boulder Creek më 11 qershor, pasi takoi një mik.
Lukas nuk i tha askujt se ku po shkonte dhe kishte marrë vetëm disa furnizime sepse kishte planifikuar të dilte vetëm për pasdite.
Përpara se të shpëtohej më 20 qershor, ai kaloi nëntë netë e 10 ditë pa këmishë duke kërkuar ushqim për veten e tij ndërsa pinte ujë nga përroi, hëngri manaferrat e egra dhe flinte mbi gjethe të lagura.
Ai ka treguar se ka thirrur për shumë orë e ditë: ‘Ndihmë, ndihmo, unë jam këtu’, por askush nuk e dëgjoi. Më tej në zonën ku ai u pa për herë të fundit u dërgua një dron i cili sinjalizoi vendodhjen e tij, në ndihmë erdhi dhe një qen nuhatës.