Emisioni ‘Minuta Zero’ në Report Tv kushtuar Euro 2024, vijoi sot me mbrëmjen e tretë, ku Andrea Marko, ish futbollist dhe Gjergji Ndoci drejtor i akademisë së futbollit Dyrrah City diskutuan për ndeshjen e kombëtares sonë ndaj Italisë ku u mundën 2-1.
Marko, i cili ndoqi ndeshjen live në stadiumin e Dortmundit, u shpreh për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun se duhet të dalim me kokën lart nga kjo ndeshje, ndërsa vlerësoi Bajramin për performancën e tij.
‘Unë nuk mund të vlerësoj dot në pjesën e notave duhet me qenë më tolerant. Është një moment që nuk kam nevojë për vlerësim por për kurajo. Pas një humbje gjen një moment je i zbrazët dhe ruajtja e ekuilibrave është domethënës. Bajrami më pëlqeu. Broja lëvizi ishte markim i rreptë. Vlerësimi nga njëherë mund të jetë preferencial, pavarësisht ulja e kokës nuk jam për një vlerësim minimal.’
Ndoci komentoi më tej uljen e kokës së mbrotjësit Elseid Hysaj që i kushtoi Shqipërisë golin e dytë dhe disfatën ndaj azzurëve.
‘Është zhgënjyes të shohësh një sjellje nga një mbrojtës. Është një gjest që na la pak shije të hidhur.’
Për Markon ulja e kokës nga Hysaj ka qenë më tepër një refleks, pasi goditja e mesfushorit italian Barrela ishte e papritur.
‘Momenti i parë që mbrojtësi ka detyrë të mbroj portën dhe të mos lejë kundërshtarin. Pastaj ka qenë afër, ka qenë refleks instiktiv ka menduar për vetë mbrojtje.’
Më tej, Marko vlerësoi edhe gabimin në vendosje të mbrojtjes tonë në pësimin e golit të parë, kur shënoi Bastoni.
‘Këtu ka një gabim në vendosje për mendimin tim. Kur është goditur faulli, duhet të ishin dy lojtarët tonë. Ata ishin superiorë në aspektin numerik.’
Ndoci shtoi se rrjeshtimi i kombëtares sonë gjatë ndeshjes me të kaltrit për shumë minuta ishte mjaft mbrojtës.
‘Nëse do luajmë në të njëjtën formë do jetë e vështirë të kualifikohemi. Sylvinho e preku faktin që nuk i bëmë presion Jorginhos. Kishte momente kur ishte 7-2-1 rreshtimi në fushë.’
Ndërsa Marko shprehet optimist për ndeshjen e rradhës me Kroacinë.
‘Duhet të fitojmë 2-0 me Kroacinë që të zëmë vendin e tretë.’
Duke komentuar performancën e tifozëve kuqezi Marko shprehu vlerësimin maksimal
‘Besoj që është një moment acarues. Por dje ishte një shembull i kulture dhe respekti. Ekstremistët nuk mungojnë,. Tifozët e humbin logjikën e futbollit dhe kalojnë tek logjika e dhunës. Po të shikosh masat e policisë janë të jashtëzakonshme.’
Gjithashtu dhe për Ndocin tifozët kuqezi ishin një shembull i shkëlqyer.
‘Nëse i kthehemi në kohë tifozeria angleze dhe ruse patën një përplasje në 2016. Vlerësoj me notën 10 tifozerinë shqiptare dhe dhanë një shembull të shkëlqyer.’
Marko shtoi se tifozët shqiptarë shpalosën një kulturë të jashtëzakonshme.
‘Mendoj se është tifozeria më e shkëlqyer. Nuk kishte asnjë lloj ofeze asnjë sharje. Standard i lartë. Gjithë me fanellat e kombëtares, shallin. Kulturë e jashtëzakonshme. Nuk pashë një zënkë dhe ngritje zëri.’