Anglia dhe Sllovakia përballen këtë të diel në orën 18:00 në “Schalke Arena” për raundin e 1/8 në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Anglezët kërkojnë të vijojnë më tej për të ëndërruar trofeun e parë në Evropë, kjo pasi vijnë si nënkampionë të këtij turneu.

Përballë “Tre Luanëve” të Southgate është Sllovakia, surpriza e bukur e këtij kompeticioni që mund të befasojë edhe Anglinë. Të dy trajnerët, Southgate dhe Calzona kanë bërë vendosjet në fushë.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham, Kane.

Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Haraslin, Schranz, Strelec.