Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi lidhur me vrasjen e punonjësit të një hoteli në Dhërmi, Eraldo Nevruzi.
Balla ka përgëzuar policinë për reagimin e menjëherëshëm dhre zbardhjen e ngjarjes.
Postimi i Ballës:
Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë.
Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj.
Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar