Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në stadiumin e Dortmnundit për ndeshjen ndaj Italisë dhe ka kuptuar se praktikisht po luan në fushën e saj këtë sfidë.
Një rresht i gjatë tifozësh ka qenë në rrugët jashtë stadiumit duke pritur autobusin e kuqezinjve, ndërsa më pas ata kanë shkuar dhe kanë dalë në fushë.
Lojtarë janë pritur me brohoritje nga tifozët e shumtë kuqezi që kanë mbushur stadiumin dhe kanë treguar se kjo ndeshje do të jetë e gjitha si në shtëpi për ta.