Autori i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit, ku viktima punonte si recepsionist.
Në një njoftim policia thotë se po vijon puna për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit, di dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është ende në kërkim. Ai dyshohet së ndodhet në Greqi, aty ku edhe policia fqinje po bashkëpunon për kapjen e tij.
Nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N, thuhet në njoftim.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 00:30, ku grupi hetimor kanë ka shkuar në hotel dhe ka kryer një sërë veprimesh hetimore, nga të cilat ka rezultuar se Novruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga 43 vjeçari.
Janë dy pista hetimore një për një konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy dhe i zhdukuri dhe autori jetonin.