Kjo është ndeshja e jetës për Kristjan Asllanin. Itali-Shqipëri do ta vërë përballë me ekipin e dytë të zemrës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare tregon vështirësitë që ka përjetuar në të shkuarën familja e tij dhe sakrificat e babait duke udhëtuar me gomone.
Ai premton se Shqipëria do të japë gjithçka në këtë përballje vetëm për të bërë të lumtur babanë. Kristjan tregon gjithashtu edhe lidhjen që mban gjyshërit dhe shkon shpesh në Elbasan kur ekipi kombëtar grumbullohet në Tiranë.
Nuk mund të mungojnë batutat për shokët e skuadrës së Interit, me të cilët do të përballet ditën e sotme. Për Fratezin thotë se është budalla, por thjesht një batutë për atë që e konsideron mik të mirë. Mirëpo, djaloshi kuqezi zbulon edhe një prapaskenë për mundësinë që kishte për të luajtur me Italinë. Megjithatë, thotë se kurrë nuk e ka menduar këtë fakt.
Kristjan, ju keni ardhur në Buti në provincën e Pizës kur ishit vetëm 2 vjeç. Itali-Shqipëri nuk mund të jetë një ndeshje normale për ju. Kështu apo jo?
Do të thosha një mashtrim nëse do të thosha jo. Mbi të gjitha edhe për faktin që luaj kundër shumë shokëve të skuadrës time të Interit. Mëkat që do të luajmë në një grup ferri, por ne duam të bëjmë mirë dhe të nisim një cikël për t’u kualifikuar për në Botëror. Ka një miks mes lojtarëve të vjetër dhe të rinj
Besoj që zemra e Butit do të jetë e ndarë në dy pjesë?
Mendoj që do të marr disa ofendime. Por ka edhe shumë shqiptarë në atë zonë, kështu që po pres me padurim momentin për ta luajtur.
Kur riktheheni këtu në shtëpi vazhdoni të bëni të njëjtën jetë apo është e vështirë?
Nuk kam ndryshuar dhe sa herë mundem shkoj edhe shoh ndeshjet e kalçetos mes miqve. Në janar luanin mes lagjeve dhe unë isha aty. Jam shumë i lidhur me Butin dhe kam shumë miq që nga 15 deri në 70 vjeç.
Italia bën mirë që të shqetësohet për këtë Shqipëri?
Trajneri Silvinjo ka sjellë shumë entuziazëm dhe besim tek ne. Ka sjellë shumë dëshirë për t’u rritur. Grupi me të ka ndryshuar dhe po vijnë gjithashtu edhe rezultatet. Nuk e di nëse Italia duhet të shqetësohet, por ne do të japim maksimumin për tifozët tanë që do të jenë të shumtë në numër.
Si do ta përkufizonit lojën e Shqipërisë?
Ka shumë bashkëpunim dhe dëshirë për të luajtur.
Po Italia, ju duket pak vonë me përgatitjet?
Jo. Ka shumë lojtarë të fortë. Mund të bëjnë shumë mirë dhe jam i bindur për këtë.
Çfarë bëtë kur Italia fitoi Europianin?
Kam qenë në shesh dhe po festoja me miqtë e mi.
Në çfarë pike ndiheni më shumë shqiptar?
Gjaku im është shqiptar. Në shtëpi flas gjuhën shqipe. Edhe me gjyshërit në Shqipëri mbaj lidhje të forta.
Po në Elbasan ku ju keni lindur, shkoni shpesh?
Po. Nëse Kombëtarja shqiptare grumbullohet në Tiranë dhe kam të lirë pasditen shkoj për të takuar gjyshërit.
Po prindërit ju tregojnë për jetën e tyre në Shqipëri dhe mbërritjen në Itali?
Gjithmonë. Im atë ka ardhur në Itali me gomone dhe më tregon sa e vështirë ishte jeta në Shqipëri. Nëna ime ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë dhe nuk ishte aspak e lehtë. Kanë vuajtur shumë dhe ajo që kanë bërë për vëllanë tim që është 13 vjeç nuk ka çmim. Dua që ta shlyej gjithçka kanë bërë për ne.
Kur firmosa me Interin i mora të gjithë me vete në Milano, edhe pse të gjithë flasin mirë për qytetin, nuk është e lehtë që të jetosh vetëm. Ime më punonte në një fabrikë ëmbëlsirash, ndërsa im atë kishte një punë që qëndronte gjithë ditën në diell. Tani jeta e tyre ka ndryshuar.
Po me vëllanë si i ke marrëdhëniet?
Shumë të mira. Qëndrojmë të gjithë bashkë gjithë ditën, sepse prindërit janë në punë. Në fillim e merrja me vete në fushë, bënte stërvitje dhe ka nisur të luajë futboll. Tani luan edhe ai, është në krah dhe më i çmendur sesa unë.
Përpara 3 vitesh shërbenit nëpër lokalet e qytezës tuaj. Më e lehtë të driblosh nëpër tavolina me pjata në duar, apo të luash në Firence një ndeshje të rëndësishme për Kombëtaren?
Shumë më e vështirë të luash atë ndeshje, sepse e përjetoja shumë dhe nuk luaja nga minuta e parë prej shumë kohe. Juventusi ishte shumë afër nesh dhe kisha shumë stres në atë ndeshje.
Zhorzhinjo, Modriç, Brozoviç, Barela, Pedri… Një grup me mesfushorë të mëdhenj dhe të rëndësishëm. Keni një model që ndiqni apo mjafton vetëm Çalhanoglu për t’u rritur?
Edhe Brozoviç ka qenë një inspirim për mua. Të shihja atë dhe Çalhanoglunë në stërvitje ishte një nga gjërat më të bukura që mund të më ndodhte në karrierë. Ishte një sezon ku jeni rritur shumë… Pa dyshim. Përpara në hierarki kam një lojtar si Hakan Çalhanoglu, nga i cili kërkoj gjithmonë të mësoj dita-ditës. E falënderoj sepse është një person shumë i mirë me mua.
Por të luash pak besoj nuk është e lehtë?
Kam kuptuar në këtë sezon që edhe të luash 3 minuta duhet të jesh gati. Jam përmirësuar shumë edhe në fazën mbrojtëse, mbi të cilën kam punuar shumë. Edhe në lojën me top sepse po stërvitem me kampionë të mëdhenj.
Çalhanoglu është i ashpër me ju në “leksione”?
Ndërkohë, Lautaro ka thënë se ishte më i ashpër me ju në fillimin e sezonit për t’ju këshilluar që të qëndronit tek Interi?
Po. E kam falënderuar sepse më ka folur shumë. Nuk dua të tregoj se çfarë më ka thënë, por më ka ndihmuar shumë. Bëri mirë që ishte pak i ashpër me mua në atë moment.
Ju keni kaluar nga ekipi i të rinjve të Empolit tek Interi për 6 muaj. Ishte e vështirë të mbanit ekuilibrat?
E mendoj gjithmonë këtë pjesë. Unë u transferova tek Interi vetëm pas 13 ndeshjes si titullar me Empolin. Diçka e çmendur.
Inzagi ju ka ndihmuar që të jeni një lojtar për ekip të madh?
Ai di shumë mirë kur të flasë dhe kur nuk është momenti. Më ka ndihmuar shumë me këshillat që më ka dhënë. Ju keni lindur në 9 mars, ashtu si skuadra e zemrës tuaj. Po. Pasioni për Interin ka lindur nga xhaxhai im, i cili është tifoz i çmendur me këtë skuadër. Por më pëlqente shumë edhe Kaka, megjithatë u bëra me Interin.
Keni pasur mundësi që të luani ndonjëherë me ekipet e moshave të Italisë?
Kur isha tek Empoli kishte ardhur trajneri i ekipit të Shpresave, por unë kurrë nuk mora një telefonatë apo kontakt me të. Megjithatë, në çdo rast nuk do të kisha ndryshuar mendim. Unë jam shqiptar dhe është më e drejtë të luaj për Shqipërinë.
Shqiptarët përfshihen shumë me Kombëtaren…
Sigurisht. Janë të çmendur dhe na mbështesin kudo. Si mund të mos e japësh shpirtin për këtë Kombëtare.
Italia me bllokun e Interit besoj është e rrezikshme?
Po. Është sigurisht skuadra më favorite.
Mund të na i përshkruani shokët e skuadrës me 1-2 fjalë?
Barela ka cilësi dhe sasi. Është një nga më të fortët në botë dhe shpresoj që të luajë. Bastoni është elegant, Dimarko është i rrezikshëm. Darmian është princi, Fratezi është budalla. Bëj shaka. E kam mik të mirë. Ka një forcë të frikshme fizike. Kam folur me të dhe shpresoj që të mos shënojë.
E keni ndihmuar njëri-tjetrin?
Flasim shpesh. Edhe ai ka lojtarë të rëndësishëm tek Interi përpara në hierarki. Duhet të jetë i kënaqur për sezonin që po zhvillon. Është një profesionist i madh.