Video e Michael Lohan dhe ish-gruan e tij duke u grindur, është një nga temat më të diskutuara në mediat ndërkombëtare në orët e fundit.

Ish-çifti kanë shkëmbyer fjalë të rënda në kamera, pasi teksa po debatonin, Kate Major po e regjistronte me celularin e saj. TMZ publikoi klipin e Major nga incidenti dhe pamjet tregojnë babain e Lindsay Lohan që qëndron para saj, duke e ndaluar të largohet.