Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ka zbuluar detaje të reja mbi jetën e saj personale.

Gjatë një interviste për “Prive”, ish-missi është vënë përballë disa pyetjeve nga gazetarja, ku një ndër to ishte: “Kur ke qarë për herë të fundit dhe cila është arsyeja?”

Sara tregoi se mbrëmjen e djeshme partner i saj, Bardhi Idrizi e ka bërë për të qarë sepse zgjeroi njërën nga çorapet e bebit të tyre.

Duke qeshur, ish-banorja tha se kjo ishte arsyeja më idiote që ajo ka qarë ndonjëherë, megjithëse tregoi se shtatzënia e ka bërë më emocionale.

“Dje në darkë isha shumë emocionale edhe vetë po qeshja me reagimin tim. Sepse përpara se të flinim po i tregoja Bardhit një palë çorape të bebit. Bardhi si çun që është po i merrte, po i lëvizte duke i shikuar, merr njërën prej tyre dhe e zgjeron pak më shumë se tjetra. I them ‘mos se e prishe’. Ishte arsyeja më idiote pse kam qarë deri më sot. I kemi marrë shumë çorape por ato specifikisht më mërzitën”– tha Sara.