Gazetari Baton Haxhiu tha se Sali Berisha e bëri betejën e vet personale në emër të partisë ndaj është shumë e vështirë ta heqësh nga kreu i partisë.

Haxhiu shtoi në emisionin Now në Euronews Albania se nëse në krye të PD vjen Argita Berisha partia shkon drejt shkatërrimit.

“Nëse një lider e ka bërë një betejë dhe të tjerët krijojnë besimin ndaj tij është bërë ikonik për ta. Nëse Argita Berisha bëhet kryetare e shkatërron PD.

Partitë politike, edhe në botë mund të kenë një traditë familjare, por jo në momente të kthesave të tilla.

Në një moment të tillë, kur një njëri ka bërë një betejë të tillë, është shumë e vështirë ta ndërrosh kalin për 9 muaj”, tha Haxhiu.