E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë regjisorja Arnita Beqiraj. Ajo ka zhvilluar një diskutim lidhur me një studim që tregon se më së shumti çiftet ndahen pas pushimeve të para të kaluara së bashku.
Arnita shprehet se jeta në çift është njësoj si në punë, do punë, dedikim dhe vullnet ku gjithashtu ka theksuar se nëse botëkuptimet e të dy partnerëve nuk përputhen atëherë zgjedhja më e mirë është ndarja.
Rikujtojmë që Arnita ka qenë në një lidhje me Arbër Çepanin, romanca e te cilëve ka përfunduar disa kohë më parë. Mos ndoshta Arnita ka folur duke u bazuar në eksperiencën e saj personale?!
Jam absolutisht pro bashkëjetesës. Një nga mentorët e mi më tha në një moshë të vogël që të mos humbisja kohë. Në momentin që je me dikë dhe të pëlqen, duhet të jetosh gjërat shpejt dhe të kuptosh se ku qëndron, sepse koha është e vetmja gjë që ne nuk na kthehet mbrapsht. Mendoj që një raport që e ka fillimin e mirë, nuk ka nevojë që kjo gjëja të shtyhet deri në pafundësi. Sa më herët të ndodhin gjërat, aq më mirë është. Bashkëjetesa është një kompromis. Mirëkuptimi duhet të jetë thelbësor në një marrëdhënie. Unë jam një njeri që i kam dhënë shumë përparësi punës sime dhe nga partneri pretendoj mbështetje kur unë jam duke bërë një projekt. Në punën tonë oraret janë orare dhe kjo është diçka që jo shumë njerëz e kuptojnë. Por partneri që jeton me ty dhe e di vrullin e punës, ai duhet të mësohet të bashkëjetojë me këtë.Këtë gjë unë e kam kuptuar kohët e fundit, sepse të duhen vitet në kurriz për t’i kuptuar. Edhe jeta në çift është njësoj si në punë. Do punë, do dedikim, do vullnet, do dëshirë… Në momentin që ke dëshirën për ta bërë një gjë siç duhet dhe ke veshë për të dëgjuar njeriun që ke përballë dhe ke mendjen e hapur për ta kuptuar, atëherë nuk ke asnje motiv për të mos funksionuar. Nëse jeni ne vija paralele dhe botëkuptimet e juaja nuk përputhen, atëherë është më mirë vonë se kurrë që secili të vazhdojë jetën e tij.