Rrjeti britanik BBC shkruan se tensionet politike ashtu si çeshtje të tjera sociale të viteve të fundit kanë përçarë miq e fmailjarë.
Dy vende evropiane po i afrohen zgjedhjeve të thirrura papritur e pa paralajmëruar, dhe të dyja këto qeveri pritet të bien.
Megjthse britanikët po shkojnë në zgjedhje të papritura për vete, ekspertët atje thonë se nuk duhen bërë paralelizma me Francën pasi sipas BBC, te e dyta nuk luhet vetëm fati i qeverisë por dhe i sistemit politik.
“Situatat janë të ndryshme,” thotë gazetari i vjetër francez Nicolas Baverez. “Në Britani ju duket se jeni në fund të një cikli politik, prandaj ishte e arsyeshme që Sunak të shpallte zgjedhjet e parakohshme, ndërsa në Francë duket se ne po hyjmë në territor të panjohur”.
Macron habiti vendin dy javë më parë kur thirri zgjedhjet pas humbjeve në zgjedhjet e parlamentit evropian ndaj të djathtës ekstreme.
Ai dhe ekspertët e tij duket se mendonin se zgjedhjet e papritura do të zinin votuesit në befasi duke i larguar nga ‘flirtimi’ me ekstremet e politikës, dhe ndoshta duke u rikthyer te maxhoranca centriste.
Por tashmë një javë para zgjedhjeve këto llogaritje nuk duket se ishin korrekte pasi Fronti Kombëtar kryeson në sondazhe dhe e dyta renditet aleanca e ekstremit të majtë Franca e Papërkulur (LFI).
Baverez thotë se rreziku është i trefishtë: së pari kriza e borxhit kombëtar pasi tregjet do të refuzojnë qeverinë e mundshme të djathtë franceze, siç kishte ndodhur me qeverinë e shkurtër të kryeministres britanike Liz Truss.
Së dyti mund të jetë dhuna në rrugë dhe së treti shembja e mundshme institucionale.
“Republika jonë aktuale ishte supozuar të përballoten krizat, por ne jemi në gjendje shumë të paqëndrueshme, qytetarët janë të humbur sepse presidenti duket i humbur dhe kjo soli ndarjen me institucionet”, thotë eksperti.
“Njerëzit janë të zemëruar e të zhgënjyer pasi ka dhe politikanë që bëjnë thirrje për dhunë, kjo duket si manipulim”.
Macron duket se ka përmendur vetë mundësinë e një ‘konflikti civil’, duke argumentuar se kjo mund të jetë konkluzioni politikave të së majtës apo të djathtës ekstreme, sipas fjalëve të tij të hënën.
Kjo është interpretuar si një tentativë për të trembur votuesit për të refuzuar ekstremet, por sipas Baverez është thellësisht e gabuar.