Këshilli i BE-së miratoi sot në një takim në Luksemburg paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila parashikon masa ndaj atyre që shkelin sanksionet e vendosura ndaj Moskës dhe që synojnë ekonominë ruse në fushën e energjisë, financave dhe tregtisë.
Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se paketa e 14-të e sanksioneve parashikon masa kufizuese ekonomike dhe individuale që synojnë dobësimin e regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili është përgjegjës për luftën kundër Ukrainës.
Paketa e re e sanksioneve përfshin masa kufizuese ndaj 116 individëve dhe subjekteve përgjegjëse për aktivitete që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si edhe:
– Ndalimin e tranzitit të gazit natyror të lëngshëm rus përmes porteve europiane;
– Ndalimi i transaksioneve me institucionet financiare të synuara dhe ofruesit e aseteve të kriptomonedhave që financojnë mbrojtjen e Rusisë;
– Ndalimi i kartave në dhe mbi Europë nëse përdoret nga shtetas rusë;
– Ndalimi i eksportit të pasurisë kulturore të Ukrainës që dyshohet se janë eksportuar ilegalisht nga vendi;
– Partitë politike dhe kompanitë mediatike në Europë do të ndalohen të marrin para nga Rusia.