Gazetari Blendi Salaj ka deklaruar së fundmi se ai dhe partnerja e tij kanë menduar të birësojnë një fëmijë, edhe pse janë prindër tashmë. Blendi shprehet se në planet e tyre si çift është një fëmijë i tretë dhe nëse vendosni se po, atëherë do të jetë i birësuar.
“Unë i kam dy kalamaj dhe me thënë të drejtën janë pak të lodhshëm kalajmjt, po kur i rrit pastaj i vë përpara. Po qejfi, nëse mund të shprehem kështu na e ka për një të tretë. Po a t’a bëjmë vetë apo t’a birësojmë. Po e mendojmë.
Jam duke e manifestuar tani, se nëse e nxjerrim nga shtëpia bëhet më realitet. Mendoj se ka fëmijë që kanë shumë nevojë atje, e pse jo të mos ju bësh një shtëpi, një familje. Pastaj dilema është djalë apo vajzë. Po e mendojmë seriozisht. Mund të bësh mirë ashtu”, ka deklaruar gazetari.