Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit.
Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.