Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ai pritet të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Klosi, i cili tha se largimi i tij nga tatimet vjen pasi do të emërohet zëvendësministër.
Klosi u emëruar në krye të tatimeve në tetor të vitit 2021, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj që në atë kohë u be Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Largimi i Klosit nga tatimet bëhet në një periudhë jo të lehtë për këtë institucion për shkak të debatit të madh që ka shkaktuar tatimi i afron, 25 mijë profesionistëve të lirë, ligj ky që pret vendimin në Gjykatën Kushtetuese nëse do të shfuqizohet apo jo.