Kampionati Europian i Futbollit që po zhvillohet në Gjermani ka frymëzuar edhe politikanët në Shqipëri dhe ato të Kosovës. Deputetët socialistë dhe ato demokratë do të bëhen bashkë të dielën e 30 qershorit në Prishtinë për të luajtur një miqësore futbolli me parlamentarët e Kosvës.
A2 CNN në Prishtinë ka mësuar se Federata e Futbollit ia ka miratuar kërkesën qeverisë së Albin Kurtit për këtë miqësore mes shqiptarëve. Ndeshja nuk do luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak se po i nënshtrohet një rikosntruksioni, por deputetët e dy Parlamenteve do të zbresin në fushën e blertë të Kampit Nacional të Prishtinës, aty ku zhvillohen edhe ndeshjet e Shpresës së Kombëtarës së Kosvës, U21.
Tirana ende nuk e ka zyrtarizuar 11-shen e deputetëve titullarë dhe cilat do të jenë pozicionet e tyre, por A2 CNN mëson se pjesë e ekipit të Tiranës do të jetë kreu i grupit socialist Bledi Çuçi, ndërsa një nga demokratët në formacion që do të luajë është edhe Ervin Saljanji.
Edhe të zgjedhurit e Parlamentit të Kosovës, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, kanë shprehur interes për të qenë pjesë e skuadrës që do të sfidojë në futboll politikanët e Shqipërisë.
Në këtë përballje të parë të politikanëve në futboll, do të vendoset në fushën e gjelbër se cili Parlament është më i fortë, i Shqipërisë apo ai i Kosovës.