Mjeku Edmond Gashi, i cili akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”, është paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzën, mjeku Edmond Gashi deklaroi se bën vetëm punën.
“Unë bëj vetëm punën zotëri”, u përgjigj shkurtimisht.