Show III” në stadiumin ‘Air Albania’. Të ftuar ishin emrat më të mirë të muzikës, duke filluar nga Tayna, Dafina Zeqiri, Era Istrefi e shumë të tjerë. Çdo këngë, moment dhe performancë u postua në rrjetet sociale, por ajo që ra më shumë në sy ishte audienca, e cila la për të dëshiruar.
Duke parë nga pamjet, stadiumi nuk ishte plot, ashtu sikurse Noizy dhe ekipi i tij shpresonte të ishte. Shumë ulëse ishin bosh, e pjesa e publikut që ishte në këmbë, dukej e boshatisur.
Edhe komentet në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” e dëshmojnë atë, të cilët e krahasojnë me publikun që ishte në koncertin e Alban Skënderajt.
Ja disa prej tyre: