Situata në selinë e PD duket e qetë, e përfshirë totalisht nga “heshtja”. Kjo pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila i ktheu vulën “Foltores” së Berishës. Ky vendim erdhi pas një përçarje dhe beteje mes grupit të Bashës dhe Berishës prej gati dy vitesh.
Ndërkohë Lulzim Basha njoftoi në orën 17:00 do të mbledhë Kryesinë e tij, mbetet për t’u parë se cili do të jenë qëndrimet që do të mbahen.
“Duhet theksuar se edhe nëse kjo çështje dërgohet në gjykatën e lartë për shkak të stokut të dosjeve duket se Basha nuk do të ketë mundësi të garojë në zgjedhjet e 2025”, raportoi për ABC News gazetarja Fjona Xhafaj.