Kapiteni italian Gianluigi Donnarumma është shfaqur shumë i mërzitur pas eliminimit nga Zvicra në raundin e 1/8-ave të EURO 2024.

Ai deklaroi për mediet pas humbjes 2-0 se e merituan të eliminoheshin, pasi sipas portierit italian nuk reaguan siç duhej.

“Më dhemb, shumë keq. Ne u kërkojmë falje të gjithëve. Sot ju zhgënjyem dhe tifozët nuk e merituan, nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Eliminimi është i merituar, ndonëse nga mënyra se si erdhi është shumë e vështirë për t’u kapërdirë.

Pjesa e parë shkoi shumë keq, më pas u desh të reagonim në të dytën dhe në vend të kësaj pësuam menjëherë golin e dytë. Nëse i mungonte guximi? Na mungonte gjithçka, cilësia, guximi…”-u shpreh Donnarumma.