Një tren mallrash është përplasur brutalisht ‘kokë më kokë’ me një tren testimi në periferi të kryeqytetit kilen Santiago, duke lënë të vrarë dy njerëz e duke plagosur nëntë të tjerë.
Katër nga personat e përfshirë ishin personel kinez i hekurudhave kilene, njoftonin autoritetet vendase.
Hekurudhat thanë se treni testues shtetëror që po lëvizte pa pasagjerë u përplas me trenin e mallrave të kompanisë private Pacific Railways, ndërsa nuk kishte ende shkaqe zyrtare për dështimin e drejtimit apo sinjalistikës.
“Me keqardhje njoftojmë vdekjen e dy punonjësve në trenin e mallrave,” tha kompania shtetërore duke shtuar se viktimat ishin drejtuesi i trenit dhe ndihmësi i tij.
Ndërsa nëntë të plagosurit, mes të cilëve kater kineze gjendeshin në trenin që po kryente testime shpejtësie para hyrjes në shërbim, sipas autoriteteve.
Treni testues ishte i ndërtuar nga kompania kineze CRRC Sifang, që sipas autoriteteve kishte fituar tenderin për “ringjalljen e transportit hekurudhor në Kili”.
Prokurori Pedro Aravena tha se “aksidenti ndodhi sepse treni i goditur, pra treni mallrave, po vinte nga jugu me ngarkesë dhe për arsye të paditura, treni i testimit nuk ishte njoftuar se treni i mallrave po vinte në ate drejtim”.
Drejtuesi i trenit të testimit që drejtonte operacionin, u arrestua sot për vrasje nga pakujdesia dhe plagosje të shumëfishtë.
Zyrtarët shtonin se personat në trenin e testimit kishin pikasur se do të përplaseshin dhe pa mundur të ndërhynin ishin zhvendosur në vagonin e fundit për t’ui shpëtuar vdekjes.