Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku u zbulua se si ndodhi vrasja makabër e një vajze 11-vjeçare nga daja dhe kushëriri i nënës së saj. Të dy autorët e vrasjes së Vasilikës, deri më tani kishin luajtur mjaft mirë rolin e tyre, duke u shtirur si të shqetësuar dhe pikëlluar për fatin e mbesës. Edhe pse u zbulua se daja 37-vjeçar qëndronte pas këtij akti, të cilin e rrëfeu edhe në policili, ai nuk ka treguar arsyen e vërtetë që e shtyu t’i merrte jetën një të miture, në mënyrë kaq mizore.
“E çova në fushë dhe e vrava”, ishin fjalët e tij në polici.
Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë. Pra, ajo që beson policia është se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka rezistuar dhe më pas ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht në qafë. Sipas mediave greke policisë dyshoi pasi u pa një video duke marrë në makinë vajzën e cila sapo kishte dalë nga shtëpia.