Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, ka paralajmëruar këtë të shtunë bojkotim të të gjitha seancave gjyqësore dhe penale. Në një njoftim zyrtar për mediat, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës shprehet se ky bojkotim do të jetë nga data 3 Qershor deri më 7 Qershor periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dalë me një njoftim të ri.
Sipas informacioneve, ky vendim është marrë pasi avokatët nuk lejohen të hyjnë në gjykatë, por të presin jashtë me palët dhe me kundërshtarët, situatë e cila mund të shkaktojë konflikt mes palëve. Sipas njoftimit përjashtim nga ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shurjen e tyre.