Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave ka deklaruar se këtë të premte është shënuar dita më e nxehtë e muajit qershor me temperatura 41 Gradë. Ajo ka thënë për “ABC News” se qytetet më të nxehta, ku temperaturat pritet të kapin majat, janë Fieri, Tirana, Elbasani dhe Berati.
“Prisnim që temperaturat gjatë ditës së sotme të rregjistronin deri në 41 Gradë në qendrat e mëdha urbane siç është Tiranë, Fieri, Shkodra, Elbasani, Berati, të cilat janë dhe qendrat më të nxehta. Deri tani ka rregjistruar Rinasi 39 Gradë, Tirana vazhdon që të qendrojë në 38.2, Gjirokastra në 39, por do duhet të përfundojnë dhe dy orët e tjera të drekës për të parë nëse temperaturat do të qendrojnë në një gradë të tillë, apo do të ulen”.
Më tej, Gjoni theksoi se fundjava do të ketë ulje me dy gradë të temperaturave. Ndërsa, javën e ardhshme do të jetë më e freskët, pasi vala e të nxehtit do të përfundojë.
“E diela sërish shënon një rënie të temperaturash prej dy gradësh dhe dita e hënë do të bëjë edhe një kthesë për sa i përket temperaturave shumë të larta. Java që vjen pritet të jetë më e freskët, kjo valë e të nxehtit përfundon ditën e dielë”.