“Kam frikë, tek unë i ka shpresat”, kjo ishte fjalia nën lot e nënës e cila kujdeset e vetme për djalin 50-vjeçar me aftësi ndryshe.

Gjatë bisedës me Kristi Gongo, në “Punë Pa Teka”, e moshuara tha se merr ndihmë nga vajzat për të përballuar shpenzimet.

“Jetoj me qira, ma paguan vajza. Edhe kur ngel na ndihmojnë vajzat. Marr vetëm 100 mijë lek pension, edhe djali aq merr.

Me kaq mbijetojmë. Me djalin nuk jemi ndarë kurrë. Kam frikë ta lë vetëm, do çmendet më. Tek unë i ka shpresat”, tha e moshuara në lot.