Një ngjarje e rëndë ka ndudhur sot në Qipro, ku një burrë ka goditur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka hedhur nga ballkoni.
Mediat greke bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Siç raportohet gruaja ka marrë një thikë dhe ka plagosur bashkëshortin e saj, i cili më pas e ka goditur me thikë dhe e ka hedhur në rrugë nga ballkoni i banesës.
Gruaja është dërguar në spital ku është konstatuar e vdekur, ndërsa në spital është dërguar bashkëshorti, i cili është i plagosur, por jashtë rrezikut. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vrasjes.