Një politikan i ekstremit të djathtë është plagosur në një sulm me thikë në të njëjtin qytet gjerman ku një oficer policie u godit për vdekje me thikë pak ditë më parë.
Heinrich Koch, i cili është kandidat për partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD), u sulmua në Mannheim sot.
Policia tha se nuk kishte “indikacione konkrete” se i dyshuari e dinte se po sulmonte një politikan, pavarësisht përpjekjeve të AfD për ta portretizuar atë si pjesë të një fushate të synuar nga ekstremistët e majtë kundër anëtarëve të saj.
Incidenti ndodhi kur kandidati u përball me të dyshuarin, i cili po rrëzonte postera zgjedhor pranë një sheshi të qytetit, sipas AfD.
Policia tha se i dyshuari 25-vjeçar u ndalua dhe u dërgua në një spital psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Politikani kishte nevojë për qepje në kokë dhe kishte një prerje në stomak, por lëndimet nuk ishin kërcënuese për jetën, sipas zyrtarëve të partisë.
Kreu lokal i AfD Markus Frohnmaier tha se ai ishte “i tronditur”, ndërsa kryebashkiaku i Mannheim, Christian Specht dënoi sulmin dhe tha se “dhuna që po përhapet aktualisht në shoqërinë tonë është e patolerueshme”.