Qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria këtë fundjavë u bënë pjesë e aktiviteti “Ëndrra mbi levando” të organizuar nga bashkia e Gramshit, në fushat e levandos. Ky aktivitet synon promovimin e natyrës së mrekullueshme të kësaj zone.
“Është një qytet me të vërtete i vogël, por që kohet e fundit është promovuar goxha shumë, edhe ka treguar që ka pika shumë të bukura turistike kshu që ja vlen të vini në Gramsh.”
“Të them të drejtën ja vlen shumë, dhe përveç bukurisë ja vlen të promovohet edhe për mundin që ka. Sepse nuk është aq e thjeshtë dhe e lehtë të behet i gjithë ky plantacion që është, dhe të gjithë plantacionet e tjera që keni parë gjithë kohës kur keni ardhur këtu. ”
Nga Tirana, erdhëm sepse na u duk shumë interesante. Ambienti, mjedisi lulet çdo gjë e bukur. Sa me shumë evente të tilla do ishte kënaqësi për ne 1ë jemi vendas por edhe për turistet pse jo.”
Patjetër është shumë e rëndësishme, dhe kohet e fundit po i bëhet një promovim shumë i madh dhe është gjë shumë i mirë pasi Gramshi ka shumë vende te bukura që ja vlen të vizitohen. Te them Holandën që ka tulipanët, ne kemi levandon. Kam qene ne Amsterdam para një dy mujash dhe siç e kanë bërë ata me tulipanë ndoshta mund ta bëjmë dhe ne Gramshin e Shqipërinë me fushat me levando. ”
“Përveç rrugës qe të linte për të dëshiruar pjesa tjetër ja vlen, ja vlen shumë madje”.
Bashkia e Gramshit synon që aktivitete të tilla ti kthejë në traditë ndërsa angazhohet për përmirësim të infrastrukturës rrugore.
“Gramshi ofron një larmishmëri të destinacioneve turistike dhe qëllimi im është që brenda 4 viteve Gramshi jo thjesht të jetë i njohur por te jetë destinacin kryesor i turizmit malor dhe i aventurës. Gramshi ka 96 fshatra, 10 njësi administrative dhe duhet një punë shumë e madhe dhe bashkëpunim me qeverinë pasi bashkia nuk mundet që të shtrijë km pafund në rrugë malore me asfalt”,-tha Besjan Ajazi Kryetar i Bashkisë Gramsh.
Levando ka zbukuruar kodrat përbri lumit Devoll ndërsa Gramshi premton shumë përsa i përket turizmit. Ujëvara e Zotitës, Kanionet e Holtës, shpellat e Kabashit, liqeni i Zambakëve e plot bukuri të tjera të cilat duhet tu vizitoni patjetër.