Nisi me një mbrëmje spektakolare dhe pritet që i gjithë turneu të jetë i tillë. Kampionati Evropan i futbollit çeli siparin, mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, me “Pancerat” gjermanë, organizator të këtij eventi, që siguruan një fitore të madhe me pesë gola, duke argëtuar tifozat anë e mbanë botës dhe argëtimi do të vazhdojë sërish këtë të shtunë, kësaj here me tre sfida spektakolare.
Kështu, në orën 15:00 vjen sfida më e rëndësishme, për një popull të tërë, me “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë, që do të zbresin në “ferrin” e “Volksparkstadion”, aty ku përballë do të kenë “Të Zjarrtët” e Kroacisë, në një përballje historike, ku padyshim një rezultat i madh do të në jepte pikët e duhura, për të tentuar të krijojmë një histori “Hirusheje”, në Euro 2024.
Në orën 18:00, “Pancerat” gjermanë, organizatorë të këtij kompeticioni do të kërkojnë fitoren e dytë të Grupit A, ku në “MHP Arena”, të Shtutgartit do të tentojnë atë fitoren e madhe të sfidësn hapëse të këtij kompeticioni, mirëpo kësaj here përballe do të ketë Hungarinë, si të rezistojë, por edhe të surprizojë kundërsharët.
Në fund të ditës vjen edhe sfida e dytë, e xhiros së dytë për Grupin A, me “Helvetët” e Zvicrës që pas fitores ndaj Hungarisë do të kërkojnë fitorejn fitoren e radhës, ndaj përfaqësueses skoceze. Në letër pritet një përballje e lehtë, mirëpo, deri në këtë pikë, ky Kampionat Evropian na ka treguar se jo gjithmonë favoritët janë fitues.