Dy ish-konkurrentët e njohur të “BBV”, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të komentuara të momentit në median rozë.

Edhe pse publiku ishte mjaft dyshues për lidhjen e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi, dyshja ka postuar një foto në InstaStory krahë njëri-tjetrit duke fjetur gjumë, ku duket qartë se ata janë shumë të lumtur së bashku dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre të dashurisë.

“Natën e mirë”- ka shkruar Heidi krahas fotos.

Çifti u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë së “BBV” disa ditë pas eksperiencës në këtë spektakël.