Personi që shihni në foto është Gerald Shehu, 43 vjeçari që dyshohet se mund të ketë vrarë recepsionistin e hotel Greccia në Dhërmi, i cili ende nuk është gjetur sipas policisë.
31-vjecari dhe autori që e ka qëlluar i cili është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me njeri-tjetrin. Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.
Autori është dhëndëri i pronares se hotelit. Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes.