Pamje të tmerrshme janë shfaqur nga momenti kur një grua 24-vjeçare u qëllua në mënyrë misterioze nga një vrasës i maskuar, i cili më pas u largua me një motoçiklete. Angélica María Herrera Osmán vdiq brenda ambienteve të biznesit të saj të dekorimit të festave më 27 maj. Nga pamjet e kamerave, duket personi i armatosur, i cili arriti në vendin e ngjarjes pranë qytetit të Bogota.

Autori, i cili mban në kokë një skafandër, shihet duke zbritur nga motoçikleta dhe duke u drejtuar në një portë në rrugë përpara se të kuptojë se ka adresën e gabuar. Ai del dhe shkon në dyqanin ngjitur dhe disa sekonda më vonë, me sa duket pas sulmit, ai vrapon në rrugë, drejt motoçikletës. Autori i paidentifikuar arratiset bashkë me një person tjetër, që ishte drejtuesi i motoçikletës.

Oficerët gjatën të pajetë 24 vjeccaren dhe në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja plumbash. Ajo kishte biznesin e saj të quajtur Celebrando Ando, ndërsa ofronte dekorime për festat në lokalet. Sipas kolonelit Luis Fernando Atuesta të Policisë Quindío, Angélica “ishte brenda biznesit të saj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me autorin, ajo u qëllua disa herë”.

Motivi i vrasjes mbetet një mister, megjithëse policia ka përjashtuar mundësinë e grabitjes si motiv. Policia dhe prokurorët thonë se Anxhelica nuk kishte probleme me askënd dhe as nuk kishte marrë ndonjë kërcënim.

Hetuesit studiuan pamjet e kamerave CCTV, të cilat tregojnë kalimtarët duke ecur në rrugë ndërsa dy sulmuesit shihen në sfond. Angélica u diplomua në Universitetin e Quindío në 2023 me një diplomë në punë sociale përpara se të fillonte biznesin e saj. Gjithashtu hetimet për vrasjen e saj vazhdojnë.