Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës ditën e sotme është përuruar obelisku gjigant me shkronjat “UÇK” në Leskovec të Prizrenit. Në ceremoninë e përurimit të obeliskut kanë marrë pjesë figura të njohura politike dhe dhjetëra qytetarë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ka qenë kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjeneral shqiptar Kudusi Lame, lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe ish-eprori të lart të UÇK-së. Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.