Në imazhin e publikuar, ish-banorja e “BBV” kan treguar se ka nisur pushimet me familjen e saj të vogël, ndërsa po përpiqet që ti zëvendësojë me ta ditët që qëndroi larg tyre ndërsa mori pjesë në reality show.
Françeska dhe i vogli i saj janë veshur me të zeza, ndërsa duket qartë që ajo po kalon një kohë mjaft të mirë me Chalien.
Kujtojmë që kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se modelja është shtatzënë për herë të dytë, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e saj.
Ndonëse akoma nuk dihet nëse Françeska është në pritje të ëmbël, gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram ajo ka treguar se në planet e saj është të bëhet mami për herë të dytë.