Maurizio Sarri ndjen nostalgji për periudhën e tij te Chelsea.
Në një intervistë të fundit për “Sky Sport”, trajneri italian që qëndroi te “Blutë e Londrës” për vetëm një sezon duke fituar Europa League, theksoi se gaboi duke u larguar nga Anglia pasi ishin të gjitha kushtet në favor për të qëndruar në Premier League.
“Largimi nga Chelsea është një gabim i madh në karrierën time. Ishin kushtet e duhura për të vazhduar, edhe pse shoqëria në atë kohë drejtohej nga Abramovic dhe në kohën e tij shumë pak trajnerë rezistonin për dy sezone.
Megjithatë, do të mbetesha në rrethin e Premier League. Zhvilluam një sezon shumë të mirë me Chelsean, e mbyllëm kampionatin në vendin e tretë pas Liverpool dhe City që kishin diçka më tepër dhe fituam Europa League.
Më pas humbëm vetëm një finale kupe me penallti ndaj Cityt, si dhe në atë kompeticion eliminuam Liverpool dhe Tottenham që më pas mbërritën në finalen e Champions League. Ishte një gabim i madh që u largova, nuk duhej ta kisha bërë këtë gafë. Por, ndjeja shumë dëshirë për t’u rikthyer në Itali”, u shpreh Sarri./SuperSport