Alban Xhihani tha se me anë të informacioneve që ka nga dy agjenci, njëra në Shqipëri dhe tjetra në Gjermani, të cilat shesin bileta eventesh përfshirë edhe Europianin, interesi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm. “Shqiptarët kanë tentuar të blejnë edhe biletat e italianëve. Theksoj se këto janë bileta që shiten në sektorin e italianëve dhe blihen nga shqiptarët”, shtoi ai.
I pyetur për çmimin e biletave, Xhihani tha se nga një rast konkret të një mikut të tij, 3 bileta ishin marrë për një vlerë nga 400 Euro, në treg të zi.
Por biletat mund të gjenden edhe në UEFA Ticket, e cila lejon edhe rishitjen e biletave në çmimin real.Kjo ndodh në rastet kur bileta është blerë, por për arsye nga më të ndryshmet nuk mund të marrësh pjesë në stadium gjatë ndeshjes. Ajo që ndodh është se çmimi i kësaj bilete mund të arrijë edhe dyfish, varet nga kategoria. Nga 150-200 Euro ajo arrin në 350-400 Euro.