Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në Shqipëri. Numri një i qeverisë italiane udhëtoi me helikopter dhe aktualisht ndodhet në Shëngjin.
Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ajo do të inspektojë punimet në kampin e Gjadrës, ku do të ngrihet edhe qendra e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia.
Dy kryeministrat, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, pas inspektimit të kampit, do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi.
Zbatimi i marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë 200 emigrantë deri në portin e Shëngjinit.