Gjermania ka arritur fitoren e dytë në grupe, kësaj radhe përballë Hungarisë me rezultatin 2-0 duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europianit.

Sfida nisi me sulme nga të dyja skuadrat, por goli erdhi vetëm në minutën e 22’ nga Musiala, i cili gjeti dhe golin e dytë personal në këtë kompeticion.

Në pjesën e dytë ishte Gundogan, i cili dyfishoi shifrat për “Panzerat” dhe duke vulosur kështu kualifikimin.

Tashmë Gjermania do të mendojë për takimin me Zvicrën, aty ku do tentojë të sigurojë dhe vendin e parë në grup.
REZULTATI:

GJERMANI 2-0 HUNGARI

Musiala 22′, Gundogan 67′

KOMENTI:

90+3′ Mbyllet sfida me fitoren e Gjermanisë!

67′ GOOOL GJERMANIA 2-0/ Gundogan merr një top në zonë dhe me të majtën e çon në rrjetë. (VIDEO)

60′ Varga provon me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Sallai çon topin në rrjetë, por pozicioni i tij ishte i parregullt.

44′ Musiala lëshon një predhë në hyrje të zonës, por topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

22′ GOOOL GJERMANIA 1-0/ Gundogan mban topin në këmbë dhe pason pë Musialan, me këtë të fundit që e çon në rrjetë. (VIDEO)

1’ Starton sfida në Shtutgart!