Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann publikoi listën zyrtare me 26 futbollistë për Euro 2024. Tekniku i “Die Mannschaft”, nuk kishte një listë paraprake të ngjeshur teksa kishte grumbulluar 27 lojtarë.
Nga kjo listë është përjashtuar vetëm portieri i Stuttgart, Alexander Nubel. Ndërkohë, janë përfshirë në listë dy lojtarë nga Premier League si Kai Havertz i Arsenal dhe Pascal Gross i Brighton.
Real Madrid dhe Barcelona përfaqësohen në këtë listë me nga dy futbollistë, respektivisht nga Toni Kroos dhe Rudiger, si dhe nga Ter Stegen e Gundogan. Europiani do të startojë më datë 14 qershor, pikërisht në Gjermani me ndeshjen Gjermani-Skoci.
Lista zyrtare me 26 lojtarë e Gjermanisë për Euro 2024:
Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Oliver Baumann (Hoffenheim)
Mbrojtës: Waldemar Anton, Maximilian Mittelstadt (të dy nga Stuttgart), Benjamin Henrichs, David Raum (të dy nga RB Leipzig), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Robin Koch (Frankfurt), Antonio Rudiger (Real Madrid), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
Mesfushorë: Robert Andrich, Florian Ëirtz (both Bayer Leverkusen), Chris Fuhrich (Stuttgart), Pascal Gross (Brighton), Ilkay Gundogan (Barcelona), Toni Kroos (Real Madrid), Jamal Musiala, Aleksandar Pavlovic, Leroy Sane (të tre nga Bayern Munich)
Sulmues: Maximilian Beier (Hoffenheim), Niclas Fullkrug (Borussia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal), Thomas Muller (Bayern Munich), Deniz Undav (Stuttgart).