Në sallën plenare të kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar një gjyq imitues me të rinj nga shkollat e mesme të Shqipërisë. Sponsorizuar nga Ambasada Zvicerane dhe organizuar edhe nga Instituti Parlamentar në Kuvend, u zhvillua dhe një gjyq imitues ku të rinjtë paraqitën mendimet e tyre në lidhje me disa propozime ligjore ku simuluan debatin parlamentar.

E pranishme në këtë event ishte deh deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila mbajti një fjalë të shkurtër përpar të rinjve duke diskutuar më tej opinionet e tyre. Ajo kujtoi se në shkollë të mesme ka qenë pjestarë e një prej dy grupeve të debatit që dolën ën finale, që sipas fjalëve të saj nuk arriti të marrë suksesin që kërkonte por që prej saj mësoi.

Më tej ajo u fokusua në diskutimin me të rinjtë mbi të ardhmen e tyre duke biseduar mbi votimin, demokracinë dhe gjithashtu edhe atë që politika ka detyrë të bëj sot. “Beteja jonë për një Shqipëri më të mirë është ajo kur I japim mundësi rinisë të kuptojë se rëndësi ka meritorikracia dhe mundi shpërblehet” u shpreh deputetja e PD ndërsa diskutonte mbi të rinjtë.

Ajo u shpreh se nuk ka përgjegjësi më të madhe se sa të angazhohesh duke vlerësuar punën e të rejave dhe të rinjve nga gjimnazet duke I marrë seriozisht dhe duke punuar për to.
Postimi I plotë në rrjetet sociale

Si një samiste kisha kënaqësi të drejtoja debatin dhe gjyqin imitues mes nxënësve të shkollës Sami Frashëri. Një kthim në të djeshmen ku kam qenë pjesëtare e grupit të finalistëve të parë në historinë e debateve që nisi në Shqipëri atëherë. Nuk mbaroi siç dëshiroja por qe mësimi i duhur për të mësuar nga humbja.

Beteja jonë për një Shqipëri më të mirë është ajo kur i japim mundësi rinisë të kuptojë se rëndësi ka meritokracia dhe se mundi shpërblehet. Nuk kishte kënaqësi më të madhe por edhe përgjegjësi po aq të madhe se sa të shihje dhe mbroje dëshirën dhe guximin e këtyre të rinjve në përpjekjen e tyre për një Shqipëri më të mirë.