Erling Haaland është mbreti i ‘hat trick’-eve. Qendërsulmuesi norvegjez, i freskët nga shënimi i tre golave kundër Kosovës në miqësoren e mbrëmshme, tani ka arritur në 22 ‘hat-trick’ në karrierën e tij për klubin dhe vendin e tij.
Ai ka realizuar më shumë se Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Sergio Aguero, duke konfirmuar, se pavarësisht moshës 23 vjeçare, sulmuesi i Manchester City tashmë ka lënë gjurmë në futbollin ndërkombëtar.