Hapet qarkullimi për automjetet në aksin Thumanë-Kashar.
Punimet zgjatën 9 muaj. Ky aks është pjesë e Korridorit Blu. Gjithashtu ky aks lidh veriun me jugun. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, zvënëdës kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
‘Çfarë është Shqipëria në 2030 mund ta shohin. Brenda kësaj periudhë nga Muriqan në Vlorë duhet të jetë kështu. Ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridor i 8 do jetë i përfunduar. Shumë shpejt do të filloj edhe për Ndroqin dhe autostrada Tiranë Durrës do zgjerohet. Rruga në Ndroq do jetë turistike panoramikë, do jetë kalim alternativ dhe kalim shumë i këndshëm.
I kam merak dibranët. E para që tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë. Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Por nëse edhe fuqia e të zotërve të Dibrës do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbirt do jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit’, u shpreh kryeministri Rama gjatë inspektimit.