Rreth 600 egjiptianë vdiqën rrugës për në Mekë mes vapës ekstreme. Sipas shifrave të dala nga autoritetet, 14 malajzianë, 165 indonezianë, 68 jordanezë, 35 pakistanezë, 35 tunizianë, 11 iranianë dhe 98 indianë kanë humbur jetën.
22 jordanezë të tjerë janë shtruar në spital, ndërsa 16 janë ende të zhdukur, sipas Ministrisë së Jashtme jordaneze.
Edhe pse janë konfirmuar zyrtarisht 500 të vdekur, shifra e vërtetë është më shumë se dyfishi i viktimave të konfirmuara.
Pelegrinët e bënë udhëtimin e këtij viti në temperatura të larta deri në 49 gradë Celsius. Po ashtu numri i viktimave pritet të rritet më shumë.