Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, në një tryezë teknike të organizuar bashkë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë diskutuar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.
“Hekuri rrihet sa është i nxehtë! Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-s, tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Prezenca mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, tha ambasadori Michel Tarran, sot, në tryezën teknike të organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.