Vazhdon aventura e Erik Ten Hag te Manchester United. Trajneri holandez do të qëndrojë në krye të skuadrës angleze, me synimin për t’u rikthyer për të luftuar për kreun e tabelës.
Sezoni që sapo ka përfunduar nuk ka qenë aspak i keq edhe nëse ‘Djajtë e Kuq’ e kanë përfunduar Premier League në vendin e tetë. Goditja përfundimtare erdhi në finalen e FA Cup, e fituar nga United ndaj kushërinjve të tyre City, duke siguruar kështu kalimin në Europa League.
Siç raportohet nga ‘The Athletic’, trajneri holandez Ten Hag do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Manchester United. Pas nisjes së bisedimeve mbrëmë ka rënë një re tymi për sa i përket qëndrueshmërisë.