Në një videomesazh ku i është drejtuar shqiptarëve në lidhej me intervistën dhe reportazhin e publikuar nga RAI3, ai ka “thumbuar” ish kryeministrin, i cili sipas tij bënte të “të fortin” në Shqipëri, por me të huajt “ulte kokën”.

“Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Unë e kam më shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.
Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.

Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kryer punë me ata, ka kryer me atë shpirt të keq që e persekuton që prej vitit 1912.

…Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur!”, tha ai.