Pas sulmeve ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, Ilir Meta ka shpërthyer sërish.
Nga Roskoveci, Meta ka marrë varenë në dorë për të shembur piketat e vendosura për ndërtimin e HEC. Ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të marrin armët në dorë.
Ai vetë deklaron se do marrë kallashin në dorë pasi di të qëllojë mirë.
“Merrni varrenë, shembni piketat (qe ka vendosur kompania per TEC-in) ti dalë zjarri dhe tymi. Edhe armët duhen marrë, kaq, për të mbrojtur këta kalamaj, edhe mua këtu do të më keni, me kallash në dorë, di të qëlloj mirë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni njerëzit.”