Kreu Partisë së Lirsë ka nisur të bëjë premtime të bujshme. Në një video të shpërndara në rrjetet sociale, nga fshati, në krah të një bariu, Ilir Meta tha se do tu japin nga 200 euro për çdo kokë lope.
“Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare. Bujqësia është prioriteti ynë kryesor”, shkruan Meta.